Parlamenti Rinor Fier

prf Parlamenti Rinor Fier është një strukturë brenda organizatës “Epoka e Re”.Ai përbëhet nga perfaqësuesit (deputetët) e të gjitha shkollave të mesme dhe disa 9-vjecare të qytetit të Fierit të përzgjedhur përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Këto zgjedhje zhvillohen një herë në vit në cdo shkollë.

Aktualisht janë 31 deputete të përzgjedhur nga zgjedhjet e nëntorit të kaluar për periudhën 2010-2011. Këta deputetë sëbashku me vullnetarët e Parlamentit Rinor përfaqesojnë zërin e të rinjëve aktiv në jetën social-kulturore të qytetit tonë.

Ata kanë ideuar dhe implementuar plane aksioni dhe projekt-propozime për përmireëimin e jetesës së komunitetit fierak dhe i kanë paraqitur ato pranë Pushtetit Lokal. Të rinjte janë pjesë aktive e programeve dhe aktiviteteve të ndryshme si edukimin bashkëmoshatar, mbrojtjen e mjedisit, fushata advokimi dhe lobimi, etj.